Ja sesi mund të luftosh thinjat duke ngrënë
Sa herë që bëhet fjalë për të paraqitjen estetike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës vëmendja është maksimale prej kujtdo. Për më tepër kur bëhet fjalë për thinjat. Thinjat janë të padëshirueshme në flokët e femrave, aq sa shpeshherë thuhet se i detyrojnë të ju drejtohen estetisteve për t’i mbuluar sapo ato fillojnë të dalin. Megjithatë një studim ka treguar se egzistojnë disa ushqime për t’i mbajtur flokët natyralisht të shëndetshëm, të bukur dhe të vonojnë sa më shumë daljen e thinjave.
Ja disa nga ushqimet që parandalojnë thinjat:
Perimet e gjelbra
Këto lloj perimesh janë tepër të pasura me hekur. Një konsum i rregullt dhe i vazhdueshëm do të të ndihmojë që t’i japësh një impuls më të madh parandalimit të ngjyrës së bardhë të flokëve.
Çokollata
Mes aleatëve të çmueshëm për këtë gjë është edhe çokollata. Sidomos ajo e zeza, që rrit melaninën, përgjegjësen e ngjyrës së flokëve, ndërsa parandalon shfaqjen e thinjave apo flokëve gri dhe të bardhë.
Veza
Edhe konsumimi i ushqimeve të pasura me antioksidantë mund të jetë i dobishëm. Te vezët gjejmë shumë vitaminë E, që përmban mjaft të mira kundër plakjes, parandalon dhe largon shfaqjen e flokëve të bardhë.
Soja
Është e nevojshme që të ndjekësh një dietë të pasur me proteina, duke ngrënë edhe shumë sojë, shkruan revistaclass. Në këtë mënyrë, organizmi do të prodhojë melantocite, përgjegjëse për t’i mbajtur flokët me ngjyrën e tyre natyrale.
Salmoni
Në këtë peshk të yndyrshëm gjejmë selenin, i cili luan një rol jetësor në prodhimin e disa hormoneve, përfshirë edhe ato që lidhen me shëndetin e flokëve. Ai përdoret për trajtimin e flokëve me thinja dhe ka një rol të rëndësishëm në luftimin e procesit të plakjes në përgjithësi dhe të radikaleve të lira në veçanti.
Kungull dhe vaj kokosi
Ja një “ilaç” i thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi. Vendosni disa pjesë të kungullit në një enë hermetike. Shtojini një ose dy filxhanë kafeje me vaj kokosi dhe lëreni ashtu për tri ose katër ditë në temperaturë ambienti. Më pas, zieni kungullin dhe përziejeni me vajin e kokosit derisa masa të bëhet e lëngshme. Ftoheni, aplikojeni te flokët, lëreni të lyer ashtu maksimumi prej 15 minutash dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Frutat e detit
Ato janë të pasura me bakër dhe metal, të cilat provokojnë rritjen e prodhimit të melaninës te flokët. Pra, ndjekja e një diete të pasur me bakër e siguron mjaft mirë këtë gjë, ndërsa ajo parandalon formimin e atyre fijeve të shëmtuara të bardha që dalin nëpër flokë.