Ja shenjat për të kuptuar se partneri juaj është duke gënjyer

Dyshimi mund të ketë kohë që na gërryen: a është në të vërtetë i dashuri duke na gënjyer? Ja shenjat për të kuptuar se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet

Kush nuk ka dyshuar, të paktën një herë, se partneri nuk po tregohet i sinqertë? Faktin se herët a vonë do të përballesh me një stuhi, është diçka e pashmangshme në jetën në çift. Edhe pse momentet e këqija kalojnë, marrëdhënia bëhet më e fortë, por duhet të mësoni të njihni shenjat paralajmëruese që tregojnë se si shkojnë gjërat në jetën në çift. Dhe gënjeshtrat sigurisht që lënë shenjat e tyre.

Si të kuptojmë se partneri ynë është duke gënjyer për kolegen e re që ka ardhur në zyrë, për ato mbledhjet e gjata që mbarojnë gjithmonë vonë apo për ato fundjavat e punës që dalin papritur në axhendë? Nëse përpara një pyetjeje që do t’i bëni ai fillon të nervozohet, belbëzon, djersin apo ndoshta dhe mund të nxehet e fillon t’ju sulmojë, atëherë një dyshim patjetër duhet ta keni. Por ka dhe nga ata pinokë që janë shumë të vështirë për t’u dalluar. Megjithatë për t’i kuptuar përsëri është e mundur. Ja disa shenja se si mund t’i dallojmë:

Duhet t’i besoni instiktit – Kur ndodheni përballë një personi që ju gënjen, në të shumtën e rasteve arrini ta dalloni gënjeshtrën. Kështu që është mirë t’i besoni instiktit dhe të filloni të hetoni pak më shumë. E rëndësishmë është të ruani qetësinë.

Kujdes te detajet – Shenja e parë që duhet të tregoni kujdes është mungesa e detajeve apo kur ato janë me tepricë. Sipas studiuesve, ai që tregon gënjeshtra përpiqet të mbetet i turbullt ose edhe u shmanget pyetjeve. Ose është dhe e kundërta, pas gënjeshtrës vijnë male me detaje të panevojshme dhe të parëndësishme për të shpërqendruar dëgjuesin dhe për ta ngatërruar atë. Përballë kësaj strategjie, është më mirë që të mos dilni hapur direkt, por herë pas here t’i bëni pyetje gjoja të rastësishme dhe të mbani mend përgjigjen për ta krahasuar me të tjerat dhe të shikoni koherencën e tyre.

Një reagim i shpejtë – Ai që gënjen është zakonisht në mbrojtje. Reagimi i parë në një situatë të tillë është shumë i shpejtë. Gënjeshtarët mundohen të flasin shpejt, por ka nga ata që e marrin dhe me avashllëk, duke përsëritur të njëjtat fraza apo pyejtje, për të fituar kohë që të përgjigjen sa më mirë për historinë që po tregojnë. Në këtë rast është më mirë të mos keni tonin hetues dhe dyshues. Gënjeshtari nuk ka shumë dëshirë të përsërisë gjërat dhe fshihet pas frazave “ta kam thënë njëherë” apo “kemi diskutuar njëherë për këtë”.

360 gradë gënjeshtra – Argumentet e mashtrimit jo gjithmonë janë të lidhura me tradhtinë, por edhe me situatën ekonomike: një hua e marrë përtej limiteve apo për një situatë pune. Nëse keni nga këto dyshime, e mira është që të keni një dialog me partnerin: një raport duhet bazuar në besim dhe mirëkuptim reciprok. Ky është një argument që ia vlen të përballeni deri në fund.

Trupi nuk gënjen – Ka dhe nga ato shenja që mund t’i zbuloni thjesht duke vështruar me kujdes gënjeshtarin. Ja sjelljet që mund t’ju bëjnë të dyshoni.

  • Kur i bëhet një pyetje, gënjeshtari shpesh ndryshon pozicionin e kokës ose qëndron i palëvizur dhe shikon drejt për një kohë të gjatë.
  • Vendos njërën dorë përballë gojës, kjo është një shenjë që do të ndërpresë komunikimin.
  • Ai mbulon pjesë të trupit, një shenjë kjo që ndihet i sulmuar.
  • Vështrimin e ka të fiksuar diku, ose eviton kontaktin me sy. Ai që thotë të vërtetën e shikon tjetrin në sy, dhe herë pas here e lëviz shikimin.
  • Të drejton gishtin. Nëse fillon t’ia bësh me dije se po e kupton se po gënjen, gënjeshtari fillon dhe bëhet agresiv dhe mundohet të të bëjë me faj.
  • Zvarrit këmbët. Është një shenjë që tregon stres dhe dëshiron të largohet fizikisht nga situata.

SHKARKO APP