Ja si dashurohet çdo shenjë e horoskopit

Çdo shenjë e horoskopit dashuron në mënyrën e vet, por çfarë i bën ato të “çmenden” dhe të “lënë kokën” pas dikujt? Zbulo më poshtë se si dashurohet çdo shenjë e horoskopit:

DASHI (21 Mars-20 Prill) Shenja e dashit dashurinë do ta provojë para se t’i lejojë vetes të dashurohet me dikë pa e njohur mirë. Nëse dashi pëlqen dikë, atëherë do ta ftojë e do të dëshirojë të kalojë kohë dhe vetëm pasi ta ketë ndenjur nga afër me atë person, atëherë merr vendimin nëse ja vlen të krijojë një lidhje dashurie apo jo.

DEMI (21 Prill-20 Maj) Shenja e demit dashurohet me shumë pasion dhe dashuria e tyre në përgjithësi ndodh “me shikim të pare”. Por nga ana tjetër ata janë shumë të dhënë pas shtëpisë dhe familjes, por vendimin për hapin e rëndësishëm e hedhin me mendje e jo me zemër, vetëm pasi të kenë analizuar mirë situatën dhe gjendjen socio-financiare të partnerit nga “A deri në Z”.

BINJAKËT (21 Maj-20 Qershor) Binjakët janë ndër shenjat më pasionante të horoskopit. Ata dashurohen në mënyrë shumë impulsive por ndodh që zhgënjehen dhe lodhen shpejt nga partneri pasi e kanë idealizuar më tepër seç duhet. Dhe ndodh që pas shumë eksperiencave afat shkurtra, binjakët e gjejnë dashurinë e tyre të vërtetë tek dikush që askush nuk mund ta merrte me mend dhe me të cilin janë gati të kalojnë gjithë jetën.

GAFORRJA (21 Qershor-22 Korrik) Gaforrja e ka shumë frikë dashurinë, pasi nuk dëshiron për asnjë arsye në botë ti prishet qetësia dhe komoditeti me të cilin janë mësuar. Por kur dashurohen, gaforret humbasin kokë e këmbë dhe kujdesen shumë për partnerin e tyre dhe për ta mjafton që mos t’ju mungojë asgjë nga jeta e mëparshme prej beqari/eje që të vendosin të hedhin hapin e tyre të rëndësishëm.

LUANI (23 Korrik-22 Gusht) Shenja e Luanit e ka në karakter të ndihet i/e dëshiruar nga të tjerët dhe do ti bëjë të gjithë të çmenden pas tij/saj. Prandaj edhe kur dashurohen ata nuk mund ta pranojnë lehtësisht dhe hapur këtë fakt dhe bëjnë çmos që të jetë pikërisht partneri ai që do dashurohet me ta dhe do t’ju bëjë i pari propozimin.

VIRGJËRESHA (23 Gusht -22 Shtator) Për virgjëreshën dashuria është shumë e rëndësishme dhe për të ajo ose duhet të jetë ashtu siç duhet dhe sipas idealeve ose më mirë mos të jetë fare. Prandaj të lindurit e shenjës së virgjëreshës e analizojnë mirë personin që ju pëlqen dhe nëse ai/ajo i përshtatet standardeve dhe idealeve të krijuara në imagjinatën e tyre, atëherë ata lidhen me dashurinë e tyre deri në fund të jetës. Por nëse virgjëresha kupton se personi me të cilin janë dashuruar është larg pritshmërive, atëherë e largojnë menjëherë nga vetja pa u penduar.

PESHORJA (23 Shtator-22 Tetor) Peshoret në përgjithësi bien në dashuri më tepër për shkak të vet idesë së të qenit të dashuruar se sa për shkak të vet personit. Atyre ju pëlqen romanticiteti, darkat me qirinj por janë shumë të pavendosur kur bëhet fjala të fillojnë një lidhje serioze. Dhe kur e shohin se situata “po nxehet” mundohen të zhduken pasi nuk duan impenjime të cilat mund ti lëndojnë. Tek ta mund të afrohet vetëm dikush që I bën atyre të kuptojnë se bota e tij/saj nuk do të shkatërrohet edhe nëse ata do të rrinë bashkë apo nëse mes tyre do të krijohet një lidhje serioze.

AKREPI (23 Tetor -21 Nëntor) Akrepat janë tipa që nëse dashurohen me dikë, ata dashurohen “deri në vdekje”. Pra për ta dashuria është një dhe e vetme e nëse e gjejnë nuk e lëshojnë më kurrë. Madje edhe nëse fati nuk e sjell në mënyrë të tillë që të lidhin jetën me personin e tyre të zemrës, ata nuk dashurohen më kurrë me askënd tjetër por i qëndrojnë besnikë dashurisë së tyre të parë dhe të vërtetë.

SHIGJETARI (22 Nëntor-21 Dhjetor) Shenja e shigjetarit është gjithnjë në kërkim të dashurisë ideale dhe të pasionit të papërmbajtur. Prandaj atyre asnjëherë nuk ju mbushet mendja për askënd para se të kenë bërë kërkime të detajuara për personin që ju pëlqen dhe para se të kenë zbuluar çdo gjë lidhur me të dhe nëse ai/ajo nuk i përshtatet idealeve, atëherë nuk i lejojnë vetes të dashurohen. Ata do të vazhdojnë të kërkojnë deri sa të gjejnë “shpirtin binjak” e nëse ideali nuk duket në horizont, atëherë ata vendosin se dashuria e vërtetë nuk ekziston dhe së ajo gjendet vetëm në përralla.

BRICJAPI (22 Dhjetor-19 Janar) Shenja e Bricjapit nuk dashurohet kurrsesi “me shikim të parë”, po ashtu si shumë gjëra në jetë përpiqet që edhe dashurinë ta kontrollojë dhe ta planifikojë. Shigjetari bën një listë të detajuar të të gjitha cilësive që duhet të ketë partneri ideal dhe nëse dikush i ka ato cilësi, atëherë i lejon vetes të ndihet më i/e lirë dhe të dashurohet “kokë e këmbë” më personin “e duhur”.

UJORI (20 Janar-18 Shkurt) Shenja e ujorit pothuajse nuk dashurohet fare, për vet faktin se “dashurohet” me çdo gjë. Për ta bota është shumë e bukur dhe në çdo gjë e në çdo kënd ata arrijnë të gjejnë diçka unike.Madje ndodh që edhe pse mund të ndërtojnë jetën me dikë, nuk arrijnë dot ta kuptojnë apo ta pranojnë se janë dashuruar. Ata e pranojnë se janë vërtetë të dashuruar vetëm kur mund të kenë kaluar shumë vite.

PESHQIT (19 Shkurt-20 Mars) Peshqit janë ndër ato shenja të cilët janë gjithnjë në kërkim të dashurisë pasi pa dashuri ata ndihen në kuptimin e mirëfilltë të fjalës “si peshku pa ujë”. Por dashuria për ta nuk është diçka që zgjat gjithë jetën, është më tepër pasion dhe ndjenjë romantike prandaj nuk e kanë shumë problem të krijojnë “romanca” edhe pse mund të jenë në një lidhje serioze me dikë.

SHKARKO APP