Ja si do t’i gjejnë shkencëtarët alienët

Nëse alienët do ta shikonin Tokën nga planeti i tyre, ata sigurisht se do ta dinin se ne jetojmë këtu.

Sasia e oksigjenit, metanit dhe dioksidit të nitrogjenit në atmosferë, është një tregues se në planetin tonë ekziston jeta.Por, vetëm për shkak se këto gazra prodhohen në Tokë, nuk do të thotë se e gjithë jeta e mundshme jashtë Tokës duhet të jetë e njëjtë, transmeton Gazeta Express.

Kjo është ajo çfarë shkencëtarët po thonë, duke nxjerrë një listë të gazrave të cilët do të mund të ishin tregues të ekzistimit të jetës aliene – në mënyrë që kërkimi për një jetë aliene të bëhej më i lehtë.Sipas shkencëtarëve, gazi do t’i ndihmojë ata që të gjejnë alienët. Gazrat që akumulohen në atmosferë mund të detektohen nga teleskopët, dhe shkencëtarët presin shumë shpejtë që të fillojnë të zbulojnë planetë të cilët mund të përmbajnë jetë.

Hulumtuesit e qendrës së kërkimit MIT kanë përpiluar një listë të gazrave për të cilët do të kërkojnë në planetë të tjerë – në mënyrë që të gjinden planetët e banueshëm përmes ‘bioshenjave’.

SHKARKO APP