Ja si i fshehin grekët kursimet e tyre

Shtohet gjithmonë e më shumë tensioni mes Bashkimit Europian dhe Greqisë. Më 9 prill, Greqia duhet të paguajë një këst pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por një ditë përpara se të paguajë këtë këst, kryeministri grek, Aleksis Cipras do të udhëtojë drejt Moskës, për të takuar presidentin rus. Kjo ka shkaktuar shumë zemërim në Bruksel, në një kohë kur mendohej se marrëdhëniet mes tyre po përmirësoheshin. Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc, e paralajmëroi Ciprasin, duke i thënë që të mos i ndërrojë partnerët. Por ndërkohë që “Grexit”, ose dalja e Greqisë nga Eurozona po bëhet një opsion gjithmonë e më i mundshëm, ku i fshehin grekët paratë e tyre?
Bild raporton se 23 miliardë euro janë tërhequr nga bankat që nga fillimi i janarit. Bild ka gjetur grekë, që i fshehin paratë e tyre në shtëpi. Dimitra thotë se ka futur 8 mijë euro në një dollap. Anna, një pensioniste 82- vjeçare thotë se ka të fshehura në shtëpi 30 mijë euro.Giannis dhe të tjerë thonë se i fusin në dyshek, në jastekë, në kuzhinë, ku të munden.“Ky panik po e shkatërron vendin,” tha Giannis.

 

SHKARKO APP