Ja si ndikon vërtetë muzika gjatë kohës që punojmë

Disa njerëz zgjedhin të punojnë në paqe e qetësi të plotë, ndërsa disa të tjerë, as e mendojnë dot të jetnë produktivë nëse nuk dëgjojnë muzikë gjatë kohës që punojnë. Deri më tani duket se ka qenë zgjidhje e bazuar në preferencat e secilit, por studimet e shkencëtarëve kanë dalë në përfundime të reja.

Të dëgjosh muzikë gjatë kohës që punon, mund të jetë shumë produktive. Sipas një studimi të bërë në universitetin e Hollandës, u pa se si ndikonin disa lloje të ndryshme muzikash në mendimin e secilit dhe më pas u krahasua me punën e bërë në qetësi.

Si rezultat u pa se këngët e gëzueshme, i bënin disa punonjës shumë herë më kreativ në mënyrën se si ata mendonin. Ide më origjinale të freskëta dhe unike, u panë se vinin nga grupi i të rinjve që punonin ndërkohë që dëgjonin muzikë. Energjia pozitive që vjen prej melodisë, do të ndikojë drejtpërdrejtë në krijmtarinë tuaj. Përveçse shumë më produktiv, do të shihni që do të shkoni me më shumë dëshirë në punë.

Por ka diçka! Nëse puna që keni në dorë, nuk kërkon kreativitet apo intuitë por thjesht një zgjidhje, fikni gjithçka dhe fokusohuni aty. Muzika është gjëja e fundit që do t’ju ndihmojë kur ju duhet të bëheni racionalë.

SHKARKO APP