Ja si të gjeni dashurinë në pranverë dhe verë

Nëse pranvera është sezoni i joshjes, vera pa dyshim që është sezoni i dashurisë, flirteve dhe historive të ndryshme. Ardhja e sezonit të verës për mijëra beqarë duket se është edhe një kohë e përshtatshme për të gjetur një person të dashur. Por cilat janë rregullat për të zënë të dashur në buzë të detit. Sezoni i verës – flirte, njohje dhe histori dashurie.
Ndoshta për të shtyrë orët që në plazh ka ditë që duken shumë të gjata, dhe të gdhihesh duke zënë miqësi të reja gjatë kësaj periudhe, është më se e zakonshme. Ndoshta kjo, sepse vera është sinonim i nxehtësisë, një efekt që i bën njerëzit më të eksituar, apo edhe sepse sezoni i bukur i verës na shtyn të veshim rroba më të lehta dhe që zbulojnë më shumë trupin. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për disa, është se për shumë persona pushimet e verës në plazh nuk mund të kuptohen pa një flirt. Por, kjo lojë nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. Është një “lojë” që ka shumë rreziqe dhe si të gjitha lojërat e tjera, ka disa rregulla që duhen zbatuar. Gjatë një afrimi, hapi i parë është të biesh në sy, hapi i dytë të tregoheni jo i rrezikshëm, hapi i tretë të nxirrni në hap fuqinë tuaj seksuale dhe, së fundi, hapi vendimtar, të ndizni dëshirën për të thelluar miqësinë.
Kur gjuan femra
Meshkujt dhe femrat kanë mënyra të ndryshme të afrimit dhe joshjes. Zakonisht është femra ajo që jep sinjalin e parë të nisjes së lojës, ajo që zgjedh prenë dhe që vendos se si do të zhvillohet loja. Fillimisht, ajo nis të shfaqë trupin e saj, merr poza që janë shumë natyrale, por të parezistueshme. Hedh shikime provokuese përreth, bën shëtitje buzë detit dhe lëviz me shumë sensualitet. Bën sikur nuk e ka mendjen, por “të përzgjedhurit” i hedh shikime të vazhdueshme. Përveç këtyre, ajo bën edhe gjeste të tjera si lëvizjet e kokës, ledhatimi i qafës apo shpatullave etj. Në këtë moment, “preja” bie viktimë menjëherë dhe përgjigjja e tij janë disa fjalë banale dhe pakuptim, që në rast se marrin përgjigje nga femra, do të thotë se loja vazhdon në një etapë të dytë. Pas kësaj nisin shkëmbimet e mesazheve gojore, por që synojnë të nxisin tjetrin të shfaqin edhe më shumë qëllimet. Pastaj vijnë ftesat për të pirë diçka bashkë, ndoshta për të bërë një shëtitje, dhe kështu loja hyn në një fazë intensive, transmeton Lajmi.net.
Kur gjuan mashkulli
Por, gjërat nuk shkojnë gjithnjë kaq mirë nëse është mashkulli ai që hedh hapin e parë. Që, zakonisht nis garën për të mundur konkurrencën. Nëse femra shprehet e gatshme për të flirtuar dhe tërheq vëmendjen e mashkullit duke e provokuar atë, me burrat nuk ndodh kështu, të cilët nuk shprehin ndjenja entuziazmi. Në këtë rast mos qëndroni vetëm me një “viktimë”. Strategjia është të lëvizni, pasi sa më shumë të lëvizësh, aq më e madhe është mundësia të gjendet dikush që është i interesuar. Sigurisht, mos synoni më të bukurën e plazhit, se do ta keni shumë të vështirë dhe do të ndesheni me një konkurrencë të egër. Kërkimi është gjithnjë një fazë e vështirë, ndaj idealja është të zgjidheni. Synoni atë që ju ka dhënë një sinjal, edhe nëse nuk është gruaja juaj ideale. Por të dyja palët s’duhet të harrojnë se vetëm 5 për qind e flirteve në plazh kanë një përfundim. Nëse keni mendimin të kaloni një verë argëtuese, këto janë rregullat që bëjnë për ju. E rëndësishme është të argëtoheni, pasi jeta e vërtetë është në qytet dhe jo buzë detit.

SHKARKO APP