Ja si u ngrit stadiumi “Qemal Stafa”… (Foto)

Forumi për Trashëgiminë Kulturore ka rrëfyer se është ai, që ka ndikuar tek Kryeministri Rama për të ruajtur ballinën e Stadiumit Kombëtar si një gjurmë me rëndësi historike dhe kulturore.

Njëherësh, FTK ka hedhur sot një vështrim historik me fotografi të kohës mbi “Qemal Stafën”: Që nga skicimi, ndërtimi, inspektimi nga delegacioni fashist dhe konti Çiano e derisa ai erdhi e u mpak.

“Më në fund, falë reagimit publik, ku Forumi ynë pati rolin e vet, – shprehet Forumi, –  Kryeministri hoqi dore nga ideja fillestare e zhdukjes së çdo gjurme të stadiumit ekzistues, duke pranuar ruajtjen e pjesës ballore të tij.

Përmes një vështrimi historik të jetës së Stadiumit Kombëtar, po përpiqemi të vijojmë të ndikojmë në përmirësimin e mëtejshëm të kësaj vendimmarrjeje, ashtu edhe në mbajtjen ndezur të opinionit publik, i cili deri tani e ka luajtur rolin e vet”.

1940. Stadiumi Olimpik – Tirane.
Skice mbreselenese e prospektit te stadiumit, realizuar mrekullisht dhe pa ndryshime te fasades ç’ka do duhej per ta perfunduar kompozimin ballor te saj, jane grupet e munguara skulpturore volumetrike, te cilat u “balancuan” me pas me vendosjen e dy basorelieve ne dy anet e hyrjes qendrore, si dhe te flamurmbajteseve te fuqishme vertikale, qe theksojne horizontalitetin elegant te ketij impianti sportiv.

2

Pamje zogu e ansamblit te Bosios, ku stadiumi eshte ne fazat fillestare te konceptit te tij, me cavea-n realizuar ne “terrapiena” dhe me nje ekzagjerim te aksit gjatesor te struktures sportive per efekt te perngjasimit te saj me hipodromet dhe stadiumet e antikitetit klasik romak.

3

Kompozimi planimetrik i ansamblit te Gherardo Bosios – ku konceptualisht verehet trekendeshi edukativ Sport-Shkence-Art (stadium olimpik, universiteti politeknik, instituti arteve) – realizon te njejten harmoni edhe ne nivel te shpendarjes plani-volumetrike. Kjo arrihet permes kombinimit te kompozimit te lire te formave sipas matrices racionaliste, me ate simetrik sipas matrices klasiciste. Distancat dhe permasat jane dimensionuar me nje precizin kirurgjikal veshtiresisht i ndryshueshem.

4

1940. Hierarke te larte te shtetit duke admiruar maketin e ansamblit te Tiranes, ku stadiumi ze nje vend qendror. Shkalla e madhe e paraqitjes tregon rendesine qe kishte ky realizim per shtetin italian. Fotoja marre ne Fiera del Levante ne Bari. (Fondi LUCE ne Fototeken e AQSH)

5

Foto e fillimviteve ’40 – gjate kohes kur ndertohej stadiumi. Sic vihet re, eshte braktisur ideja e “terrapieno”-s dhe eshte modernizuar projekti permes futjes se strukturave b-arme. Ideja e mbushjes me dhe ruhet “artificialisht” vetem ne fasaden kryesore, ndersa pjesa tjeter vihet ne dispozicion te mjediseve ndihmese. (Fototeka e AQSH)

6

1941. Nje nder stacionet kryesore te delegacionit te larte italian ne Tirane, kryesuar nga konti Ciano (ne qender), ishte vizita ne kantjerin e stadiumit.
Vepra kishte nje rendesi kardinale per emancipimin sportiv te nje vendi qe po linte mesjeten pas, por edhe per naltimin e imazhit te Italise fashiste ne Ballkan. (Fondi LUCE ne Fototeken e AQSH)

13131446_940572576059303_3438961603945432351_o

Fotografi e rralle bere ne kapercyellun e viteve 1944-1945. Pastrimit i sheshit para stadiumit nga mbeturinat e krijuara gjate kaosit per clirimin e Tiranes. Mbi porte nxijne shenjat e shperthimit te predhave gjate luftimeve. Vihet re hyrja ende e pamanipuluar (si ne projektin origjinal) dhe skarpatat e dheut ende te pasistemuara. Stadiumi nuk u perfundua dot nga italianet dhe materialet e gurta rifinituriale ndodhen ende aty pas dy vjetesh ne sheshin-kantier.

13173426_940572672725960_3425903406455906221_o

Stadiumi ne gjendjen e degraduar, por te patjetersuar (me perjashtim te mbylljes se dy portare e qendrore nga basorelievet) sikurse paraqitej ne vitet 70 te shek XX. Nje ritrajtim dhe restaurim kriterial i kesaj fasade, duke hequr shtesat e panevojeshme, do ta rikualifikonte strukturen tashme 85-vjeçare dhe do krijonte mundesine e Integrimit te saj sipas kerkesave te kohes, pa humbur komponentet themelore te volumetrise.

13138763_940572676059293_5473959177261659679_n

Fusha pas stadiumit, ne nje foto te fundviteve 70, kur ajo ende nuk ishte zene nga zhvillimet urbane te dy dekadave “fatale” 1995-2015.

13119824_940572619392632_4530049331213834834_o

Si paraqitej brendia e stadiumit ne fund te viteve 70 mbasi qe ndertuar struktura beton-arme e shkallares ne te tre anet e saj pa strehe ndryshe nga projekti fillestar. Vihet re gjithashtu shkurtimi i pistes se atletikes per efekt te normativave nderkombetare.

13147722_940572659392628_6390605243984519432_o

Shqipëri, 1989. (www.skyscrapercity.com, Tema: Albania Before And During The Communism).

SHKARKO APP