“Jam më shumë se ty”, kandidatja e PS-së sfidon live Braçen
Partitë politike, pjesë e zgjedhjeve të 25 qershorit, kanë nisur turet mbyllëse në vend. Por kjo nuk do të thotë që batutat nuk mungojnë.
Kjo pasi, kandidatja e PS-së në Fier, Tatjana Piro ka sfiduar deputetin e PS-së, Erjon Braçe ditën e sotme live në një takim elektoral në Lushnje.
Ajo ishte duke folur para simpatizantëve të PS-së, kur tregoi kërkesën e një qytetari. “Një qytetar më tha: Tatjana je mirë, por ne e duam zërin tënd si të Erjon Braçes. Unë i thashë: Unë jam më shumë se Braçja”, tha ajo.
Pas saj, ka folur edhe deputeti i PS-së, por nuk i ktheu përgjigje.