Janar 2015, kredia për biznesin u rrit me 2.5%

Kredia për biznesin gjate muajit Janar 2015 arriti  vlerën e 401 miliardë lekëve, ose 2.5% me shume se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas Bankes se Shqiperise, biznesi dhe në veçanti koorporatat mbeten lokomotiva të ekonomisë dhe gjallërimit të ndërmjetësimit financiar në vend. Kredia për biznesin përbën 72% të gjithë portofolit të kredisë për ekonominë.

Sektorët ku kredia paraqitet me rritje janë tregtia, me 3.8% me shume, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndersa vijon industria nxjerrëse, dhe sektori i sherbimeve.  Ekspertët e sistemit bankar besojnë se përmirësimi i gjendjes së likuiditetit në treg ka qënë përcaktues, ku një rol të dorës së parë po luan shlyerja e detyrimeve të prapambetura të sektorit publik ndaj sipërmarrjes. Shumica e parametrave makroekonomikë janë në përmirësim dhe kjo reflektohet edhe në marrëdhëniet e biznesit me bankat.

SHKARKO APP