Janë 49 vende të lira pune për infermiere në QSUT, aplikoni
Janë 49 vende të lira pune për pozicionin e infermierit të përgjithshëm, infermier salle dhe infermier reanimacioni, pranë Shërbimeve Mjeksore në Q.S.U “Nënë Tereza”.
Përmes njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Qendrës Spitalore Universitare, aplikimet pranohen nga sot deri më datë 4 shtator.
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT ndërkohë që të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3-mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko- profesionale të infermierit