Janë të gjithë fëmijët e tij, por ka edhe më!

Tre burra në Pakistan kanë rreth 100 fëmijë.

Rezultatet kanë dalë nga regjistrimi i popullsisë së vendit pas 19 vitesh.

Në një vend ku popullsia rritet me ritmet më të larta në Azinë Jugore dhe se vështirësitë janë gjithnjë e më të mëdha, patriarkët nuk janë të shqetësuar.

“Zoti do të sigurojë”, thonë ata.

Pakistani ka shkallën më të lartë të lindjeve në Azinë Jugore, rreth tre fëmijë për grua, sipas Bankës Botërore dhe shifrave të qeverisë, dhe regjistrimi pritet të tregojë se rritja mbetet e lartë.

“Zoti ka krijuar të gjithë universin dhe të gjitha qeniet njerëzore, prandaj pse duhet ta ndaloj procesin natyror të lindjes së një fëmije?”, pyet Gulzar Khan, një baba që ka 36 fëmijë.

Lindjet masive nuk vijnë për shkak të besimit Islam, por armiqësitë fisnore janë një faktor me rëndësi në veriperëndim të vendit.

57 vjeçari është i martuar me tri gra në qytetin Bannut, ndërsa gruaja e tretë është shtatzënë me fëmijën e 37-t të burrit, por jo të sajin.

“Ne kemi dashur të jemi më të fortë,” thotë 57-vjeçari për AFP, i rrethuar nga 23 pasardhës të tij – kaq shumë, vëren ai, ata nuk kanë nevojë për miq për të luajtur në një ndeshje kriketi.

Poligamia është ligjore në Pakistan, por nuk është shumë e përdorur. As tek familjet e Khanëve.

Nga regjistrimi i popullsisë së fundi, Pakistani ka rreth 200 milionë banorë, nga 135 milionë që ka pasur në vitin 1998.

Ekonomia e vendit po zgjerohet me shpejtësi në dekadën e fundit, ndërsa buxheti për zhvillimin e kryeqytetit të vendit, u rrit me 40 për qind muajin e kaluar. Megjithatë, rreth 60 milionë njerëz jetojnë kufijtë e varfërisë.

Vëllai i Khanit, Mastan Khan Wazir – një nga 15 vëllezërit e motrat e tij – gjithashtu ka tre gra. Deri më tani, Wazir ka lindur vetëm 22 fëmijë, por, ashtu si vëllai i tij, thotë se nipërit e mbesat e tij janë shumë në numër për t’u numëruar.

/

SHKARKO APP