Japonia financon projektin për studimin e territorit Tiranë-Durrës

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) do të organizojnë Konferencën për Fillimin e “Projektit për Informacionin Gjeohapësinor për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Territorit në Zonën Tiranë-Durrës në Republikën e Shqipërisë”.

Kjo konferencë për fillimin e punimeve do të organizohet në kuadrin e një iniciative rajonale për shkëmbimin e njohurive, e cila do të përfshijë gjithashtu pjesëmarrjen e specialistëve nga Kosova dhe Maqedonia.

Në këtë konferencë titullarë të shquar japonez dhe shqiptar do të kenë mundësi të shkëmbejnë ide, informacion, kompetenca dhe njohuri mbi mënyrat më të mira për të prodhuar dhe mirëmbajtur harta topografike digjitale për zonat e Durrësit dhe Tiranës, si dhe gjithashtu për të krijuar një sistemi kadastral plotësisht të digjitalizuar dhe që funksionon mirë.

Kjo konferencë do të organizohet më datë 24 Tetor, në orën 9:30 të mëngjesit, në ambjentet e Hotelit “Rogner”. Të pranishëm në konferencë do të jenë Lorenc Ҫela, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, Naomichi Murooka, një përfaqësues i Zyrës Qëndrore të JICA si dhe ekspertë të tjerë të JICA. Ju lutem të gjeni bashkëngjitur Programin e Konferencës.

SHKARKO APP