Jashtë listës “deputetët e vjetër”, suprizon Basha: Po mbushen sheshet

Në studion e emisionit “Arena” në Ora News, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se ndryshimi i listave të kandidatëve për deputetë ka sjellë shumëfishim të njerëzve në mitingje. Basha e cikësoi si të pakuptimtë të shkohët në çdo fushatë me të njëjtin ekip.

Kryeopozitari theksoi se më 25 qershor shqiptarët do të përfundojnë atë që nisë më 18 shkurt.

“Ka pasur vërtet, ka një shumëfishim të njerëzve në mitingjet tona. Njerëzit presin atë që është normale në ciklin politik të çdo partie në Europë, riciklim të elitave. Nuk ka kuptim të shkohet në çdo fushatë me një ekip, duhet ripërtërirë. Këtë kam bërë, kam ripërtërirë ekipin për të ripërtërirë nesër me energji të shumëfishuara shtetin shqiptar për ta vënë në shërbim  të qytetarëve dhe axhendës së qytetarëve që është ekonomia”, tha Basha.

SHKARKO APP