Jashtë listës, mesazhi i fortë i Selamit për shqiptarët

Një kritik i fortë i kryedemokrartit Basha brenda PD, deputeti demokrat, Eduard Selami ka bërë sot një thirrje për gjithë shqiptarët.

Edhe pse nuk u mosrikandidua si kandidat për zgjedhjet e 25 qershorit, ndryshe nga të “kritikët” e tjerë, Selami nuk doli kundër kreut Bashës pas publikimit të listës. Madje, deputeti u shpreh se shqiptarët duhet të besojnë te PD-ja dhe te “Republika e Re”.

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, demokrati Eduard Selami, përmes një postimi në Twitter, fton shqiptarët të votojnë Partinë Demokratike.

“Votoni të ardhmen e sigurtë, votoni ekonominë e fortë, Votoni numrin 6, Votoni Partinë Demokratike”, shkruan Selami.

SHKARKO APP