Java Ndërkombëtare e Kujdesit ndaj Klientit – Deri në 20% rimbursim me kartat e debitit dhe kreditit Alpha Bank!

Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1998. Gjatë këtyre 19 viteve Banka është kujdesur që në qendër të operacioneve të saj të përditshme të ketë pikërisht klientin dhe përmirësimine standardeve të jetesës së tij, duke krijuar produkte dhe shërbime financiare të leverdisshme dhe transparente, të shoqëruara nga një shërbim cilësor për të gjithë 240 mijë klientët e Bankës.
Duke u udhëhequr nga parimi ‘’njih klientin tënd’’, drejtuesit e lartë të Bankës organizojnë gjithashtu në mënyrë periodike takime me klientët individë dhe klientët e biznesit në të gjitha qytetet ku Alpha Bank operon.
Përgjatë 2 viteve të fundit nëpërmjet ofertave të shumta novatore të hedhura në treg nga Banka, klientët kanë përfituar nëpërmjet Programit të Shpërblimit Alpha Bonus rimbursim në kartat e tyre American Express në shumën totale 105,000 Euro, ndërkohë të gjithë ata që kanë aplikuar për një kredi konsumatore ose kredi për shtëpi kanë përfituar nga Banka mbulim të shpenzimeve fillestare të kredive në shumën totale afërsisht 100,000 Euro.
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në periudhën 2-6 tetor 2017, Alpha Bank Albania nëpërmjet Programit të Shpërblimit Alpha Bonus, do të shpërblejë dyfish të gjithë klientët që përdorin kartat e lëshuara nga Banka.
Për çdo blerje të kryer nëpërmjet kartaveAmerican Express Green, American Express Gold, Enter American Express, kartëssë debitit Visa ENTER dhe kartëssë kreditit Visa Classic, të lëshuara nga Alpha Bank Albania, klientët do të rimbursohen deri në 20%, pavarësisht vlerës së blerjes.
Kjo ofertëështë e vlefshme për të gjitha blerjet e kryera nërrjetine dyqaneve të artikujve ushqimorë Spar, rrjetine dyqaneve Fashion Group (Carpisa, Geox, Golden Point, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield), pikat e karburantit Gulf, rrjetine dyqaneve të elektroshtëpiakeve Neptun, hipermarketin Megatek, agjensinë e udhëtimeve Magic Tours, spitalinHygeia Tiranë,Nobis, Argjendari Gjikondi si dhe dyqanin e luleve Belfiore.
Klientët mund të gjejnë më shumë informacion mbi përqindjet neto të rimbursimit që do të aplikohen gjatë Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në të gjitha degët e Alpha Bank, në faqen zyrtare të Bankës në Facebook ose në adresën e internetit të Bankës: www.alphabank.al.

SHKARKO APP