Jay Z ka tradhëtuar Beyonce me Rita Orën?

Me kë e ka tradhëtuar Jay Z Beyonce-n? Kjo është pyetja që i mundon të gjithë këto ditë, pasi Beyonce ka prezantuar të dielën albumin “Lemonade”.

Fillimisht, ishte stilistja Rachel Roy ajo që u vendos në shënjestër. Edhe më herët Rachel është diskutuar për një lidhje të mundshme me Jay Z. Por kësaj radhe, fansat besojnë se është dikush tjetër, me të cilën Jay Z e ka tradhëtuar Beyonce.

Tashmë të gjitha dyshimet janë drejtuar kah artistes me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ish-ylli i Roc Nation, Rita Ora mund të jetë “Becky me flokët e bukur”.

Shumë njerëz e kanë akuzuar këngëtaren se ajo është shkaku i problemeve mes Beyonce dhe Jay Z, sidomos pasi Rita Ora ka publikuar në Snapchat një video hot, ku shihej me një palë të brendshme me limona dhe një varesë me shkronjën “J”.

Në orët e fundit, profili në Instagram i Rita Orës është mbushur me fyerje, emoji bletësh dhe limoni, të cilat janë forma e preferuar e sulmit të fansave të Beyonce në rrjetet sociale. Ndërkohë që nuk ka asnjë koment nga përfaqësuesit e Rita Orës, shkruan revista Bordo.

Kjo nuk është hera e parë që artistja me origjinë shqiptare përflitet për një marrëdhënie të mundshme me Jay Z.

Në vitin 2014, gjatë një interviste në radio në “Klubin e Mëngjesit”, Dj Charlamagne e pyeti atë për marrëdhënien me producentin, ndërkohë që ajo e indinjuar u përgjigj: Mos guxo kurrë më në jetën tënde të tregosh një mungesë të tillë respekti për Beyonce”.

SHKARKO APP