Jemi Patriotë Tallavaje

Nga Emiljano Aleksi/Ne mbufatemi krenarshëm për faktin se jemi shqiptarë dhe se Shqipërinë e kemi tonën. Jemi pellazg, ilir dhe kombi shqiptar është po aq i vjetër sa edhe dheu i Ballkanit. Nëse na pyesin se kush je sot, atëherë ne të tregojmë kush ishim dje! Jemi popull që jetojmë me të shkuarën.

Për Ne, patriotë do të thotë të ligjërosh kundër grekëve, serbëve, maqedonasve por ndërkohë i vendosim “doganën tek thana” shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve shtetëror.

Sot nuk ka flamuj, nuk dëgjohet brohoritja e këngës sonë patriotike… “ O sa mirë me qenë Shqiptar.. o hej o hej”sepse nuk ka asnjë festë tallvaje të organizuar. Vetëm kur ka tallava ne shpalosim flamujt, pasurojmë fjalorin tonë patriotik, flasim për Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletini .

Patriotët tanë të passhiut do festojnë nesër. Sepse më 29 Nëntor do ta bëjmë natën-ditë dhe domosdo do të jemi dhe më patriotë se sa sot. Kështu të gjithë së bashku; partizanë, komunistë, ballistë, nacionalistë, kolaboracionistë do shpalosim flamujt shqiptar dhe nën tingujt e këngëve partizane do këndojmë ““ O sa mirë me qenë Shqiptar.. o hej o hej””

SHKARKO APP