“Jeni të shëndosha”, 8 prezantueset televizive pushohen nga puna

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka pezulluar nga puna tetë prezantuese televizive, të cilave u është thënë se duhet t’u nënshtrohen dietave me qëllim të humbjes së peshës, duke nxitur kështu reagime të ashpra tek grupet e të të drejtave të grave.

Bordi i Radio Televizionit Egjiptian Bashkimi (ERTU), u ka dhënë afat prej një muaj grave të punësuara në këtë media, që të dobësohen nëse dëshirojnë që sërish të shfaqen para objektivit të kamerave.

Khadija Khattab prezantuese në televizionin Channel 2, ka deklaruar për mediat lokale se kërkon nga shikuesit që të shikojnë emisionin e saj për ta vlerësuar nëse dukja e saj e bën atë të duket e plotë dhe nëse ia vlen të shikohet kur shfaqet para ekranit.

SHKARKO APP