“Jep premtim për pensionet”, Rama-komentuesit: Luli do ua bëjë 250 mijë lekë, unë s’kam mbaruar shkollën e Sudes

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në faqen e “Facebok” pasi ka publikuar një foto të numrit 2 të bërë në një fshat në Shqipëri me togje bari.

Ndërsa një komentues i ka kërkuar kryeministrit t’i bëjë një premtim për pensionet që janë nën 200 mijë lekë, Rama i thotë se premtimet i jep Luli që do t’i bëjë 250 mijë, kurse ai nuk jep premtime që nuk realizohen.

Kryeministri kujton piramidat dhe thotë se nuk ka mbaruar shkollën e Sudes dhe se pensionet sipas programit të PS-së do të rriten vit pas viti.

REPLIKAT
Komentues 1: Jep një premtim për pensionet nën 20000 lekë, se është katastrofë që në vitin 2017, një pensionist të gdhijë e të ngryset me 500 lekë në ditë!!
Edi Rama: Premtimet i jep Luli, që do t’ua bëjë 250 mijë lek pensionin me frymën e shenjtë, unë s’jap premtime që nuk realizohen se s’kam mbaruar shkollën e Sudes? Ne do t’i rrisim çdo vit pensionet pa diskutim, po nuk do ndërtojmë një piramidë të re që të na zërë brenda të gjithëve, ndërkohë që po të informoj se të gjithë ata që dalin në pension pas reformës sonë të vitit 2014, marrin pension shumë më të lartë✌️

Edi Rama: 240 milionë në katër vitet e ardhshme do shkojnë për rritjen e përvitshme të pensioneve, po duhet të kuptosh që tjetër është dëshira, tjetër janë hesapet që dikton ekonomia! Se që ta kesh të qarte ti, nuk fluturon ekonomia për 44 muaj pas çerekshekulli në gjol e në llucë…

Komentues 2: Kështu ke thënë gjithmonë po fshatrat i ke harruar si ti dhe ata kryetarët e bashkive që vë ti. Të njëjtat gjëra thoni vit për vit si ti dhe kundërshtarët e tu.
Edi Rama: Jo mor çun, unë nuk them të njëjtat gjera dhe nuk bëj të njëjtat gjëra, po ti që s’i ke thënë akoma punës mirëmëngjes, nuk e kupton mesa duket që punët duan radhë, duan kohë, duan durim!

Komentues 3: Një votë te ZEZÈ për të mbushur xhepat tu o shoku Juventin, se populli bar do hajë si gjithmonë ???????? ? ?
Edi Rama: S’ke faj s’është më kohë skedinash dhe kullot këtu në fejsbuk tani?????

Rama fb ok

Rama fb shume

SHKARKO APP