Jessie J anullon të gjithë koncertet pas operacionit të “mistershëm”

Këngëtarja Jessie J i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale , arsyen e vërtetë e së cilës nuk dihet ende. Vetë këngëtarja e ka bërë publik lajmin për operacionin e saj me anë të një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, por nuk ka preferuar të japë detaje apo arsye lidhur me të. “Kjo është diçka personale dhe unë e di që ju do ta respektoni atë” – ka thënë këngëtarja. Nëpërmjet postimit, këngëtarja ka dashur të justifikojë mungesat e saj në skenë për të gjithë fansat, pasi për shkak të shëndetit të saj i cili është përkeqësuar pas operacionit e ka të pamundur të vazhdojë turneun.
“Unë dua thjeshtë t’ju tregoj fansave të mi arsyen e mungesës time për disa kohë, dhe ndihem me të vërtet keq për ta , por pres t’ju shoh të gjithëve në të ardhmen. Jam vërtet e zhgënjyer”- ka thënë Jessie J.

SHKARKO APP