Jessie J: Nuk më pëlqen që jam e famshme
Jessie J ka treguar se ajo urren shumë faktin e të qënit e famshme. Këngëtarja 27-vjeçare i është drejtuar publikut të “Henley Festival” duke thënë se fama nuk është gjëja e duhur për të.
“Nuk më pëlqen që jam e famshme, nuk është për mua. Mua më pëlqejnë gjërat e thjeshta si gatimi apo të luaj “bowling”. Gjithashtu më pëlqen të ndihmoj njerëzit”, tha këngëtarja.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e hitit “Do It Like A Dude” ka performuar në “Wireless Festival”, në Londër, pavarësisht vendimit të doktorëve se nuk duhet të ngjitej në skenë.
Jessie J, e cila vuan nga problemet me zemrën, së fundmi i është nënshtruar një operacioni misterioz.