Jeta e përditshme në çift ju është mërzitur? Ja si ta rindizni atë

Të ndizni pasionin poshtë çarçafëve (dhe jo vetëm) është e mundur: ja sesi

Duhet të pranojmë se jeta e përditshme jo gjithmonë është fushë me lule dhe kjo si pasojë mund të sjellë edhe tensione në jetën e një çifti. Pakënaqitë mund të nisin nga faturat që duhen paguar, një humor jo i mirë apo një ditë e keqe në punë. Por duke i përballuar së bashku është një sfidë e bukur. Për të gjetur bashkëpunimin e duhur për rivendosjen e ekuilibrit për të pasur një jetë të lumtur duhet të përqendroheni në gjëra të vogla të jetës së përditshme, si p.sh. si të gatuani së bashku, të kaloni një mbrëmje të përqafuar në divan apo një dush së bashku.

Ja disa sugjerime për të rindezur zjarrin e pasionit:

Një “arratisje” romantike – Asnjëherë mos e privoni veten nga një fundjavë relaksi. Lërini mënjanë punët e shtëpisë, pazarin apo  angazhimet e tjera që të presin. Stresi është armiku numër një i marrëdhënies në çift. Kënaqësia e të ndenjurit së bashku është shumë efektive.

Joshja  Këmishat e natës të pambukta që ju mbajnë aq ngrohtë gjatë dimrit, pizhamat e trasha dhe çorapet nuk i ndani ndërsa shkoni të flini? Epo kjo nuk është maksimumi, përkundrazi. Për të pasur një rikthim pasioni duhet gjithmonë të jeni më sensualë në veshje: të brendshme seksi me një këmishë të lehtë apo dhe fjetja lakuriq, stimulon afrimitetin dhe kontaktin fizik.

Shkëmbim mesazhesh  Të shkëmbeni mesazhe gjatë ditë është më se normale, por nëse këtyre mesazheve i shtoni dhe pak “piper” mund t’ju çojnë drejt një mbrëmjeje erotike. Një mesazh me një tekst ngacmues mund t’ju risjellë përsëri në kohët e dikurshme.

T’i bëni gjërat së bashku  Çdokush nga ne dëshiron të ketë hapësirën e vet, por të ndani disa gjëra intime është shumë terapeutike. Larja e duarve së bashku, bërja e dushit, larja e dhëmbëve tregon se në familje ka bashkëpunim.

Jo vetëm ushqim  E kemi thënë shumë herë që të përgatisni darkën mund të jetë shumë joshëse. Një aperitiv, disa qirinj të ndezur janë të mjaftueshme për të krijuar atmosferën e duhur. Të gatuani së bashku krah për krah është argëtim dhe seksi gjithashtu. Pastaj kujt i bëhet vonë se makaronat u dogjën …

Të rrini në divan  Nuk ka rëndësi nëse po shihni një film të riparë, një ndeshje futbolli apo një dvd të vjetër, e rëndësishme është se jeni së bashku të përqafuar në divan, duke u përkëdhelur dhe mbrëmja po mbyllet duke nisur një natë pasioni.

SHKARKO APP