Jeta në çift, si ta menaxhojmë rutinën… Ja ç’duhet të bëni?

Kthimi në jetën e përditshme është momenti i duhur për të bërë bilancin e pushimeve tuaja. A jeni gati?

Të gjithë e dimë që vera është stina e lirisë, e të ndjerit më të lehtë nga angazhimet, ajo që mbart një magji të fshehtë në jetën e secilit. Por fundi i verës, mund të shoqërohet dhe me stuhi të papriturash, të furishme. Kthimi në rutinë, ndonjëherë nuk është i lehtë për tu përballuar, por kthehuni në kujtesë, dhe mendoni se si i kaluat pushimet me partnerin tuaj. Shtatori nuk është vetëm fillimi i vjeshtës, por dhe koha e duhur për të kultivuar pasionin…

Kthimi: Pas pushimeve kthimi në jetën e zakonshme nuk është gjithnjë i lehtë, dhe jo çdokush mund është i aftë të përballet me këtëgjendje. Puna dhe angazhimet ditore na marrin të gjitha energjitë, por gjetja e kohës për të qëndruar se bashku për një pushim të vogël, mund të rikthejë doza të vogla lumturie që na bëjnë mirë. Ja disa gjera të thjeshta që mund të na kthejnë sërish gëzimin…

Hera e parë: Përpiquni të gjeni momente nga jeta juaj ku ka aq shumë doza gëzimi. Mund të jetë festa e parë që keni kaluar bashkë, apo ndjesitë e të jetuarit për herë të parë nën një çati, apo njohja me zakonet e gjithsecilit.  Bëhuni të sinqertë me veten nëse shihni që diçka nuk po ju shkon mirë, kujtimet e mira janë të duhurat që mund të na ndihmojnë për të tashmen.

Të kthesh dëshirën: Vajëra esencialë, të aromatizuar për tëmasazhuar lëkurën: Kjo është mënyra më e mirë për ti dhënë fund një dite të lodhshme. Shpërndarja e tensionit ndihmon për tu çlodhur, dhe për të përmirësuar jetën seksuale. Për të gjetur dëshirat e humbura nga puna, duhet të braktisim mendimet e rënda, dhe duhet të dëgjojmë trupin.  Një dush do tu ndihmojë të ndizni pasionin dhe të lini jashtë vetes komplikimet.

Si me pushime: Vjeshta e ëmbël është ideale për të shijuar ditët e bukura në natyrë. Një udhëtim me biçiklete, për të zbuluar rrugë të reja, apo të flesh mbrëmjeve nën yje, duke ndjerë luhatjen e tendës. Duhet të gjeni mënyra që të jeni sërish së bashku. Koha e lirëështë një mundësi e mirë për tërizgjuar kureshtje dhe magji në lidhjen tuaj. Si? Ndonjëherë mjafton njësanduiç për të organizuar një darkë. Ose mund të dilni jashtë për të provuar vende të reja, ose një aperitiv në shtëpi mund të ndezë erotizmin.

“The End” : Disa kohë mund të jenë më të komplikuara se të tjerat, por kujdes kur gjithçka bëhet pretekst për një zënkë, apo diskutim, atëherë keni vërtet një problem në lidhje. Bëni kujdes, dhe mos i neglizhoni shenjat e padurimit. Përpiquni ta përballoni situatën duke gjetur zgjedhjen e duhur, sesa të vazhdoni të jetoni një vuajtje pafund. Koha është gjëja më e çmuar që kemi, ndaj mësoni ta përdorni atë sa më mirë.

SHKARKO APP