Jetesa në tribunë indoneziane ”Dani” (FOTO)

Ende në botë ka fise që nuk dinë për ekzistencën e rrjeteve sociale, për jetën në ”bllok” e për botën modene. Kjo tribu indoneziane e quajtur ”Dani”, praktikat e të cilit përfshijnë gruan që i pret majat e gishtave, për të simbolizuar vdekjen e një anëtari të familjes, janë në fokusin e mediave të huaja.

Njerëzit e largët nga Lugina e Baliem, Highlands of West Papau, në Indonezi, u zbuluan vetëm në vitin 1938, në mënyrë krejt rastësore.

Fotografi Markus Roth kaloi një javë me ta duke zbuluar kuzhinën e tyre, aftësitë bazë jetësore dhe ritualet. Markus gjithashtu ishte dëshmitar i festivalit të tyre të derrit, ku fisi vrau kafshën dhe me krenari e tregoi atë.

Markus, nga Pulheim, Gjermani, tha: “Një nga gjërat mahnitëse ishte mumja e Kurulusit, e cila thuhet të jetë së paku 370 vjeç. Është një luftëtar veçanërisht i suksesshëm dhe i frikësuar, i ruajtur në shtëpinë e burrave në fshat dhe u tregohet vizitorëve me shumë krenari. Më thanë se luftëtari ishte stolisur me një gjerdan për çdo armik të vrarë dhe ‘Dani’ zakonisht ruajnë luftëtarët e tyre më të suksesshëm”.

SHKARKO APP