Jo Ballist Morinën Serbisë!

Nga Ilir Kadia

Presidenti Ilir Meta e takoi menjëherë ambasadoren e Kroacisë në Tiranë, pasi gjykata kroate vendosi t’ia dorëzojë Serbisë Ismail Morinën, të ashtuquajturin “Njeriu Dron”, që valëviti një flamur me simbole kombëtare në stadiumin e Beogradit, kur Shqipëria luante me Serbinë! Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehu shqetësim për jetën e Ballist Morinës, nëse Ministri i Drejtësisë së Kroacisë lë në fuqi vendimin e Gjykatës.

Kush nuk është i shqetësuar në Shqipëri, në fakt?! Vetëm tërbimi antishqiptar gjatë asaj ndeshjeje dhe të tjera më pas të sillen në mend dhe gjithçka është e qartë. “Dhoma gazi për shqiptarët”, “para ujkut vrit shqiptarin”, “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” klithin turmat në stadiume dhe djegin flamuj shqiptarë në sy të Europës dhe…ta zëmë se ca nga më agresivët prej tyre përfundojnë në burg. Tani përfytyro që këtyre egërsirave t’u çosh në qeli Ismail Morinën!!!
Shtypi do të thoshte të nesërmen…vrau veten!

Jo! Në asnjë mënyrë jo, Ballist Morinën burgut serb! /

SHKARKO APP