Jo me të shkurtra në punë, i riu shkon me fustan (FOTO)

Për të shmangur të nxehtin, një 20-vjeçar vendosi të paraqitej në punë me të shkurtra. Por Joey Barge nuk ishte në dijeni të rregullores dhe kodit të veshjes në vendin e tij të punës, një call center.

Ai u detyrua qe të kthehej në shtëpi e të gjente një veshje “të përshtatshme e të paraqitej sërish në punë. Kur i thanë të gjente një veshje të përshtatshme, nuk ja përcaktuan dhe i riu pa si të përshtatshëm dhe brenda rregullores veshjen e një fustani.

Paraqitje në punë shkaktoi të qeshura, por edhe “dorëzimin” e eprorëve, që përditësuan rregulloren duke u mundësuar punonjësve që të paraqiteshin me të shkurtra në ditët e nxehta të verës. 20-vjeçari postoi gjithçka në rrjetet sociale, ku gjeti mbështetjen e miqve virtualë.

SHKARKO APP