Jo “selfie” në festivalin e Kanës

Mania e të bërit “selfie” sa vjen e rritet dhe akoma nuk ka ndonjë sinjal për ta ndaluar atë, por, në një nga festivalet më të mëdha të filmit, fotografia që i bëhet vetes është e ndaluar. 
Regjisori i Festivalit të Filmit në Kanë, Thierry Fremaux, ka lançuar një fushatë, qëllimi i së cilës është ulja e numrit të “selfie”-ve të bëra nga personazhet e famshëm në tapetin e kuq këtë vit.
"Nuk duam ta ndalojmë atë, por duam ta zvogëlojmë në numër këtë proces. Mendojmë se është qesharake dhe realisht ndikon në uljen e ritmit të gjërave”, tha Fremaux.
“Nuk dukesh kurrë më i shëmtuar sesa në një selfie”, shtoi Fremaux.

SHKARKO APP