Joleza e PS-së, uron LRI: Ishalla ju me vajzë e ne me djalë

Kryetarja e FRESSH, Joleza koka ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar kolegët e saj në LRI. Menjëherë me zyrtarizmin e kandidaturave për drejtimin e Lëvizjes Rinore për Integrim, ka përshëndetur dhe kryetarja në largim e FRESSH-it, Joleza Koka.

Ajo ju uron suksese kandidatëve, falënderon kryetarin aktual dhe po ashtu shfaq edhe preferencë për fituesin. “Suksese të dy kandidateve për kryetar të LRI, koordinatoren e studentëve Floida dhe atë për gjimnazistët Klevi.

Përzemërsisht urime dhe Endrit Brahimllari për seriozitetin, përkushtimin dhe frymen e bashkëpunimit që ka pasur gjatë viteve të tij si drejtues i LRI. Ka qene një kënaqësi për ne si FRESSH të kishim mundësi të sillnim së bashku në Tiranë të rinjtë socialistë nga e gjithë bota për Kongresin e IUSY (once in a life kind of event smile emoticon ), dakortësimin për kontratën sociale si dhe fushata qytetarë të përbashkëta, veçanërisht për zgjedhjet lokale. Jam e sigurt që vullneti i mire dhe pozitiviteti do të na ndihmojë edhe për kauza të tjera në të ardhmen. Për hir të barazisë gjinore ishalla ju me vajzë dhe ne me djalë këtë herë :))”, shkruan ajo.

https://www.facebook.com/joleza.koka/posts/10154086036123818?pnref=story.unseen-section

SHKARKO APP