Joleza Koka ka një mesazh për mediat: Nuk kemi bërë dasmë në Las Vegas!
Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka reaguar sot ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në portale, lidhur me martesën e saj në Las Vagas. Në një reagim në Facebok, Koka sqaron se fotot që qarkullojnë nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.
Madje, Koka thotë se në mënyrë të qëllimshme janë prerë fotot nga aktivitetet publike që ajo ka zhvilluar.
Postimi i Joleza Kokës në Facebook”:
Cila është arsyeja që Kryeministri i Kosovës pritet nga fotografia? Çfarë janë këto sjellje antishqiptare të këtyre ‘kanaleve anonime’ të komunikimit publik? Faqe me qindra mijëra ndjekës që në çdo sekondë të ditës na bombardojnë me fakte se sa të pa zotët, të pa ditur e të pa drejtë na qenkan shqiptarët.
Cilët janë njerëzit pas këtyre faqeve? Cili është misioni i tyre? I bëj thirrje autoriteteve të bëjnë publike pronësinë dhe qëllimin e ekzistencës së këtyre faqeve që nisën si satirike por vetëm për të qeshur nuk bëjnë.
Kjo fotografi është bërë në Strasburg kur zotit Haradinaj nuk i lejohej të kalonte përtej kufirit francez. E mbani mend kur të gjitha forumet rinore u bashkuam e protestuam për lirimin e tij. Jam shumë krenare për punën vullnetare që kam bërë dhe njëkohësisht shumë e bezdisur nga lajmet e rreme që publikoni çdo ditë duke detyruar lexues të panjohur të marrin guximin dhe të më dërgojnë të tilla mesazhe.
Dhe Jo, nuk kemi bërë dasmë në Las Vegas!