Jonida Shehu: E vërteta e largimit nga Top Channel…

Jonida Shehu u largua papritur nga Top Channel. Moderatorja është shprehur se vendimi ishte i momentit, por akumulim i shumë përplasjeve për mënyrën sesi duhet të organizohej ‘pasditja’.

Sipas Panorama Plus, ajo është larguar që të premten nga programi.

Drejtuesit e Top Channel japin një tjetër version për largimin e Jonida Shehut nga “Pasdite në TCH”. Sipas tyre, ajo është hequr nga puna për jo profesionalizëm. Drejtimin e emisionit do t’a marrë Juli Krisfai. Spikerja e edicioneve qëndrore prej disa vitesh në Top Channel, përveç prezantimit, do të jetë dhe bashkëautore e këtij programi.

SHKARKO APP