Jorida Tabaku: Eksportet prej vitesh në rënie, modeli ekonomik ka dështuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se rënia e eksporteve shqiptare është simptoma më e qartë e dështimit të modelit aktual ekonomik.
Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku thekson se “për të shtatin vit radhazi eksportet janë në rënie, ndërsa produktet “Made in Albania” nuk po arrijnë të shiten as në tregjet rajonale, as në ato evropiane”.
“Vetëm gjatë këtij viti eksportet kanë rënë me 6,1%, me pasoja të drejtpërdrejta në tre sektorë kyç të ekonomisë shqiptare: bujqësinë, prodhimin fason dhe energjinë.
Bujqësia ka tetë vite në stanjacion, fasonët që deri dje eksportonin në tregje ndërkombëtare sot nuk po shesin më, ndërsa sektori i energjisë po goditet rëndë nga mungesa e politikave mbështetëse”, nënvizoi Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH

