Jorida Tabaku prezanton binjaket
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku , katër muaj më herët solli në jetë dy vajza binjake. Sot, ajo ka publikuar foton e parë të dy vogëlusheve, në llogarinë e saj në Instagram. Në foto shfaqet Tabaku, me dy binjaket në krahët e saj, duke shprehur gjithë kënaqësinë edhe në diçiturë, ku shkruan ‘Katër muaj Lumturi’ .
Jorida Tabaku e kaloi shtatzëninë mes Parlamentit dhe çadrës së ngritur nga opozita, në pranverën e këtij viti, ndërsa është zgjedhur për herë të dytë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë .