Jorida Tabaku: Rama rriti borxhin publik në 8.1 mld euro, sot paguajmë 870 euro shtesë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në ‘Facebook’ është shprehur se qeveria e Ramës rriti borxhin publik në 8.1 mld wuro, ndërsa çdo qytetar sot paguan 870 euro shtesë për të shlyer këtë borxh.

Ndër të tjera Tabaku thotë se për 4 vite nuk pati asnjë shtesë page në sektorin publik dhe pensionistët dhe se kur PD të vijë në pushtet do të anulojë të gjitha koncesionet abuzive.
19114068_1395778733843421_3760567669882119067_n
STATUSI I TABAKUT:
Borxhi rilindas!
Qeveria e rilindjes e rriti borxhin publik në 8.1 mld Euro. Secili prej nesh sot paguan 870 euro shtesë për të shlyer këtë borxh. Në një vend normal kjo rritje e borxhit do të shoqërohej me investime ne infrastrukturë, me ujësjellës etj. por jo në qeverinë rilindase.
Si u përdorën 1.8 mld euro borxh i shtuar?
– shpenzime luksi në vlerën e 256 mln euro (zyra, makina, rikonstruksione etj.)
– koncesione 470 mln euro,
– tendera për oligarkët pranë qeverisë 130 mln euro;
– fasadat e shesheve të qyteteve 400 mln euro.
Për katër vjet nuk pati asnjë shtesë page në sektorin publik, pensionistët nuk patën asnjë shtesë pensioni ndërsa mbi 4000 familje u përjashtuan nga listat e ndihmës sociale dhe mbi 45% e popullsisë jeton me nën 5$/ditë.
Partia Demokratike do të anulojë të gjitha koncesionet abuzive që nuk janë në interesin e shqiptarëve, do të drejtojë shpenzimet e qeverisë në infrastrukturën e lënë në mjerim nga rilindja.
Borxhi publik nuk do financojë asnjë shpenzim tjetër veç investimeve publike që ekonomia shqiptare të rritet.
Do të ulim taksat për bizneset në 9% si dhe TVSH-në në 15% për t’i dhënë shtysën e duhur sektorit privat, fuqizimin e konkurueshmërisë, rritjen e pjesëmarrjes në një treg më të zhvilluar që do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, rrit investimet publike dhe ul borxhin publik. Do të rrisim pensionin për çdo qytetar duke e çuar atë në 250 mijë lek për pensionistë, do të ri shohim të gjitha politikat sociale të implementuara nga qeveria rilindase për t’i qëndruar sa më pranë qytetarëve në ndihmë dhe nevojë. Ekonomi tregu me komponent social. Kjo i duhet sot Shqipërisë.

SHKARKO APP