“Ju bëftë mirë!” Kryebashkiaku i New York-ut flet shqip
Kryebashkiaku i New York, Zohran Mamdani, është bërë viral në rrjetet sociale pas një episodi të fundit të emisionit të reperit me famë botërore, Fuck, That’s Delicious.
Në episod, Mamdani u sfidua të shqiptonte disa fraza në gjuhën shqipe dhe u dëgjua duke thënë:
“Ju bëftë mirë!”
Momenti u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga audienca dhe ka shkaktuar entuziazëm në komunitetin shqiptar në mbarë botën. Shumë shqiptarë kanë vlerësuar këtë gjest si promovim të gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke e shpërndarë videon në platformat sociale.
Mamdani njihet gjithashtu për marrëdhëniet e mira me komunitetin shqiptar në New York dhe për angazhimin e tij në aktivitetet që lidhen me këtë komunitet. Episodi i fundit i “Fuck, That’s Delicious” konsiderohet nga fansat si një nga më të veçantët, duke kombinuar humorin me një lidhje të fortë kulturore.
KOHA JONË SONDAZH

