“Ju flet Moska”: Shqipëria në takimin Trump- Kim Jong-Un

Në emisionin “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka analizuar takimin e Donald Trump dhe Kim Jong-un, të cilin e lidh edhe me Shqipërinë.

Kastriot Myftaraj: Ngjarja më e madhe e ditëve të fundit në rrafsh ndërkombëtar ishte takimi i Presidentit amerikan Trump me liderin superm Kim Jong un. Është një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen edhe në Shqipëri.

Por sa lidhje ka Shqipëria me këtë ngjarje?!

Në pamje të parë duket sikur nuk ka asnjë lidhje, por takimin Trump – Kim e kanë krahasuar me takimin e 1972 mes presidentit të atëhershëm Ricard Nikson dhe kryetarit të Kinës Mao Ce Dun.

Takimi Mau-Nikosn solli një përmbysje të madhe  gjeopolitike, solli orientimin e Kinës në Perëndim, solli atë që quhet diplomacia e trekëndëshit sic e quan Kisinger dhe në atë kohë kur do të ndodhte ky takim dukej si një ngjarje e pabesueshme. Kina ishte armike e SHBA, dhe në luftën e Koresë kishin luftuar drejtpërdrejt kundër njëra tjetrës.

Në atë kohë pati një kureshtje të madhe për qëndrimin e Shqipërisë. Gjithë bota, perëndimi ishin mësuar që qëndrimet që mbante Kina në arenën ndërkombëtare i deklaronte paraprakisht Shqipëria. Pra Enver Hoxha shërbente si një zëdhënës jo zyrtar i Mao Ce Dunit. Me këtë hëngri bukë Enver Hoxha dhe Shqipëria një 15 vjet.

Në kohën e takimit Nikson-Mau, Shqipëria heshti. Madje sic ka thënë më vonë Enver Hoxha në librin “Shënime për Kinën”, kinezët tha se e vunë në dijeni Shqipërinë. Madje kur e kanë pyetur Maun për qëndrimin e Shqipërisë, la të kuptohej se nuk kishte rëndësi qëndrimi i motrës së vogël, sepse cdo gjë bëhej për interësa të Kinës.

Tani, mospërfshirja, qëndrimi i ftohtë i Shqipërisë në takimin Mau-Nikosn u la të kuptontë vëzhguesve ndërkombëtare se Kina vërtet kishte dalë nga kursi ideologjik dhe kishte hyrë në kursin e interesave gjeopolitike, ashtu sic shpresonin edhe amerikanët të silleshin.

Në rastin e takimit Kim-Trump bie dhe pak hija e Shqipërisë në një kuptim tjetër.

Gjatë gjithë takimit, Kim ka qenë shumë i qeshuar, një qeshje e pandërprerë. Po e shijon shumë situatën! Kuptohet qartë që e ndjen veten triumfues.

Kim është një njeri që bën analizën e rrezikut. Synimi i tij është që të sundojë sa të jetë gjallë vendin e tij, ta ketë pronë të familjes dhe tja lërë trashëgimi të birit.

Trumpin e shikon me syrin e bishës që shikon një bishë tjetër dhe thotë sa i rrezikshëm është për mua dhe analiza e bishave politike si punë e Kimit bëhet si sillet ky tjetri me ata që e sfidojnë. Ka një parim në xhunglën politike: Autoriteti i një burri shteti, i një “bishe” politike  ulet sa më shumë që sfidohen nga njerëz shumë pak të rëndësishëm.

Kryeministri Rama në një intervistë për CNN në 2016 thotë “zoti e ndaloftë zgjedhjen e Trumpit se do jetë shumë e dëmshme për Amerikën dhe botën”.

Pra është në botkuptimin e Kimit, është sfiduar nga vasali i tij më i fundit dhe në botkuptimin e Kimit nëse nuk merret një masë ndëshkuese ndaj këtij njeriu ka pse ai të ketë frikë ndaj zotit Trump dhe ti bëjë lëshime.

Kështu mendojnë njerëzit si Kim, por Trump meqë ka të bëjë me këtë njerëz nuk duhet ta marrë lehtë botëkuptimin e këtyre sepse tek e fundit dhe ato që thotë Rama ndaj Trumpit vijnë nga një botëkuptim si i Kimit, që kërkon të tregojë se është i fortë.

SHKARKO APP