“Jugosllavi të re”/ Ekonomi: S’ka asgjë të tillë, Rama në Trieste propozoi zonë ekonomike Ballkanike

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi është shprehur se “nuk ka asnjë Jugosllavi të re, ka vetëm vende të Ballkanit, një zonë ekonomike rajonale.”

E ftuar mbrëmë në emisionin “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi, Ekonomi tha se në Samitin e Triestes nuk e hasi askund idenë e Jugosllavisë së re apo të vjetër.

Më tej ajo sqaroi se zona e përbashkët ekonomike për rajonin e Ballkanit ka qenë ide e Edi Ramës dhe jo e Aleksandar Vuçiç.

Sa i përket prezantimit të Shqipërisë në Samitin e Triestes, Ekonomi deklaroi se vendi ynë shkoi me 143 projekte.

Ajo tha se 15 prej tyre u maturuan, pra ishin në përputhje me rregullat konkurruese që parashikonte ky samit, ndërsa 5 prej tyre u miratuan duke bërë që Shqipëria të jetë vendi që do të gjenerojë më shumë të ardhura se vendetr e tjera pjesëmarrëse.

Ekonomi tha se ideja e një rajoni të përbashkët rajonal u hodh për të afruar Ballkanin me Bashkimin Europian, ku disa çështje do të rregullohen brenda kësaj hapësire, duke u dhënë vendeve më shumë mundësi për lëvizjen e investimeve.

SHKARKO APP