Julian Deda revoltohet, nuk i dalin kalkulimet si Erion Veliajt

Aktori Julian Deda bën disa kalkulime të fushatës së kandidatit të PS-së, Erion Veliaj, dhe thotë se nga rezultatet që i dalin, rezulton që ajo është shumë më e shtrenjtë nga ç’pretendon ish-ministri i Mirëqenies Sociale. –“Eri deklaron se fushata e tij ka kushtuar deri tani 180 milion lekë të vjetra…! Kush i ha këto?? Ndërkohe që ka rreth 150 zyra nëpër Tirane, secila prej tyre ka një kosto minimale 2 milionë lekë të vjetra në total. Le të bëjmë një llogari të thjesht,” – thekson Deda. – “150 x 2 = 300 milionë lekë të vjetra vetëm zyrat….! Imagjinoni s’kemi llogaritur spotet, kohën televizive të spoteve, posterat, flamujt dhe blerjen e votës..! Imagjinoni sa gënjen Eri..! Ky njeri është i frikshëm,” – shprehet në profilin e tij aktori Julian Deda, i cili është edhe pjesë e forumeve të Partisë Demokratike, por siç duket, ka prirje edhe në fushën e kontabilitetit. 

SHKARKO APP