Julian Deda, thirrje Bashës: Dil nga zyra dhe shko fizikisht në Shkozë
Edhe pse pa përmendur emra, Julian Deda i drejtohet Bashës me një shkrim në Facebook. Deda i bën thirrje ati të dalë nga zyra dhe të përballet fizikisht me problemet pranë qytetarëve në Shkoze. Deda është një ndër shumë kritikët e Bashës brenda PD.
Ja postimi tij i plotë në Facebook : “Dil nga zyra dhe shko fizikisht ne Shkoze. Shko jepu mbeshtetje personale atyre njerezve, qe jane ne qiell te hapur. Shko vete, jepi zemer aty ku eshte problemi njerezve, qe kane ose mendojne shprese tek ti, jo nga fb dhe jo me gojen e lektoreve. Shko vete aty, ku do qofte vendi, per te treguar pergjegjesine e liderit, qe nuk i braktis njerezit perpara arrogances se fadromes. Shko vete sot, qe njerezit te te besojne neser.” shkruan Deda.
Basha përmes një postimi njoftimi për mediat, pak orë më parë ka kërkuar që banorët të dëgjohen dhe të ndalet shembja. Deri më tani fizikisht në Shkozë është paraqitur vetëm deputetja demokrate Grida Duma.