Julian Deda “zbardh” bisedën Rama-Nano

Aktori i humorit Julian Deda ka postuar në Facebook, një bisedë imagjinare të takimit të shumëpërfolur Nano-Rama. Postimi i Dedës ka krijuar një debat të gjerë në rrjetet sociale edhe për faktin se sipas tij, pëpara se Nano të takohej me Ramën, ai është takuar më herët me kreun e LSI-së, Ilir Meta, e ndërsa në telefon mund të jetë duke folur me ish-kryeministri Berisha.

Ja postimi i plotë i Julian Dedës në Facebook

Dialog…..Nano-Rama…!

(Rama eshte i ulur ne tavoline dhe po pret Nanon, i cili vonohet pak. Kalojne edhe 24 minuta dhe para restorantit ndalon nje makine e zeze, nga e cila del Nano duke folur ne telefon. Degjohet kjo bisede.)
Nano: (ne telefon) Patjeter qe do bejme diçka. Sa po mberrita te ky takimi. Sa te mbaroj te them si shkoi. Sigurisht qe do te them, se pa miratimin tend as ky qe po me pret ne takim s’ben dot gje. Flasim ciao.
Rama: (i shtrin doren) Mireseerdhe z. Nano..!
Nano: (nuk ja jep doren) Akoma nuk e ke mesu qe te drejten per ta shtrire doren i pari e ka ai qe eshte me i madh ne moshe..?!?
Rama: Je 24 minuta me vonese…!
Nano: Ne 24 vjetorin e partise, nuk me erdhi asnje ftese..!
Rama: Si je o burre, direkt me kritika..!
Nano: Mendova mos te kishte marre malli per kritikat e mija.
Rama: Hahahha…sa i madh. Çfare deshiron te porosisesh per te ngrene…?
Nano: Pse akoma nuk e paske dhene porosine?
Rama: Po ku di une çfare preference ke o burre..!
Nano: Edhe kete e paske harru. Dikur mi sillje vete..!
Rama: Epo ka kaluar shume kohe. Pastaj jam pak i turbulluar nga ky Meta o burre..! S’di ça te boj me te..!
Nano: Keshtu me tha edhe Meta per ty.
Rama: Meta per mua?? Kur e takove Meten..?!?!
Nano: Para shume vitesh, kur te solla nga Franca. Keshtu me tha edhe Iliri, ça te bejme me kete te gjatin se shume me zell e paska marre. Kishte frike mos me merrje partine.
Rama: Hahah çfare kodoshi. I paska ra pikes…se une ta mora partine.
Nano: Ma more apo te dhashe?
Rama: Dakort…..ma dhe vete.
Nano: Lere mos porosit gje se do iki.
Rama: Si do ikesh o burre…ne s’folem asgje.
Nano: Une besoj se fola mjaftueshem..! Ciao. (Nano hipen ne makine dhe iken)
Rama: Ku deshi me dale ky me kete muhabet? Pse ma tha ate punen e partise? Perse duhet te me kishte marre malli per verejtjet e tij?? Ç’lidhje kishte se kush e shtrin doren i pari? Me ke po fliste ne telefon kur erdhi? Pffff….asgje s’po kuptoj..! Gjithmone ka qene i veshtire per tu kuptuar. O Fugeeee..!
Fuga: Urdhero shef.
Rama: Thirre kamarierin, pyete sa ben fatura.
Fuga: Vetem sufllaqja jote eshte shef, edhe ate e paguajti z. Nano.
Rama: Paguajti ai..!?!? Po kjo çfare do te thote…pse paguajti ai…?!??!

SHKARKO APP