Ka ardhur koha të fitojmë para nga dividendët e paqes
José Graziano da Silva,
(Drejtor i Përgjithshëm, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO)
Disa dekada më parë muri që ngrihej në mendjen e të gjithëve qëndronte në Berlin. Më pas me rrëzimin e tij, nisi një valë reformash dhe rilindjeje që premtonte një erë të re nëbotën tonë të trazuar.
Në atë kohë, flitej shumë për “dividentin e paqes” që do të kishte ndikim nëçlirimin e fondeve publike të cilat përdoreshin për investimet në ushtri. Pas humbjes së interesit në financimin e Luftës së Ftohtë, këto fonde do të përdoreshin për qëllime më të larta.
Por nxitja për paqen, paradoksalisht, është penguar në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Pothuajse vetëm pas dy dekadash ne shohim se nënjë kohë kur luftërat midis kombeve kanë një frekuencë të ulët, konflikti dhe dhuna vazhdojnë të pllakosin dhe të dëmtojnë përparimin njerëzor.
Kohët e fundit kemi qënë dëshmitarë të dhunës dhe konfliktit – disa prej tyre përfshijnë qeveritë, e disa prej tyre jo –që mbizotërojnë në një nivel të lartë rekord. Të dhënat tregojnë se konfliktet jo-midis-shteteve janë rritur me 125 për qind që nga viti 2010, duke tejkaluar të gjitha llojet e tjera të konfliktit. Konflikti midis shteteve gjithashtu u rrit me mbi 60 për qind në të njëjtën periudhë. Ndërkohë, luftërat civile dhe konfliktet e brendshme kanë tejkaluar numrin e përplasjeve ndërshtetërore, duke shënuar një zhvendosje nga dhuna ndërmjet kombeve në dhunën brenda kombeve.
Megjithatë, pavarësisht nga ky nivel mosmarrëveshjeje vetë-shkatërruese, ne si një familje globale kemi arritur sukses në rritjene kurbës sëzhvillimit njerëzor në një drejtim më të mirë.
Ne krijuam një marrëveshje të re për të ndërmarrë më në fund hapa konkretë dhe për t’u përballur me kërcënimin e ndryshimeve klimatike. Në nivel botëror, shumica e angazhimeve të bëra në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së u përmbushën, duke hequr miliona njerëz nga varfëria dhe uria. Dhe ne e ngritëm rolin tonë nëpërmjet Axhendës sëguximshme dhe vizionare të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, e cila synon ndër të tjera dhe çrrënjosjen tërësore të urisë dhe kequshqyerjes.
Kështu, ne kemi pasur edhe momentet tona të shkëlqyera – momente kur ne dukeshim se ishim në prag të nisjes së “një të nesërme më të mirë” që për shumë kohëshumë prej nesh e kemi dëshiruar.
Por impulset më të këqija po nabëhen pengesë në rrugën tonë.
Sot, pesë organizata të Kombeve të Bashkuara publikuan vlerësimin e parë global të progresit të bërë deri më tani në drejtim të arritjes së qëllimit të çrrënjosjes së urisë dhe kequshqyerjes deri në vitin 2030. Kam frikë se raporti ynë i parë në këtë përpjekje fisnike nuk është i mirë.
Pas rënies në mënyrë të vazhdueshme për më shumë se një dekadë, uria në nivel botëror përsëri po rritet, duke ndikuar 815 milionë njerëz në 2016, apo 11 përqind të popullsisë në botë. Kjo do të thotë 38 milionë njerëz më shumë se një vit më parë.
Kush është fajtori kryesor? Është ai që menduat dhe ju: konflikti.
Pjesa më e madhe (490 milion) e njerëzve të uritur në planet jetojnë në vende të prekura nga konflikti ashtu si dhe 122 nga 155 milion fëmijë të rrëmbyer në botë.
Pasojat e konfliktit në sigurinë ushqimore mund të jenë të drejtpërdrejta si shkatërrim i fermave apo rezervave ushqimore, ose të tërthorta, siç janë ndërprerjet në sistemet ushqimore apo tregjet që nxisin çmimet e ushqimit. Shpesh ato përforcohen nga moti ekstrem që lidhet me ndryshimet klimatike.
Dhe kështu konflikti ka sjellë sërish urinë si një rrezik të qartë dhe tv pranishëm; më shumë se 20 milionë njerëz në Nigerinë Veri-Lindore, Somali, Sudanin e Jugut dhe Jemen janë në rrezik.
Kjo këmbanë alarmi na tregon se ne nuk mund të vazhdojmë thjesht me mbështetje në sigurimin e ndihmës ushqimore për uljen e urisë. Trajtimi i simptomave nuk mjafton. Është koha për të trajtuar shkaqet. Këto përfshijnë varfërinë ekstreme, mungesën e politikave të mbrojtjes sociale, investimin e ulët në bujqësi, si dhe në qëndrueshmërinë e komuniteteve rurale, dhe praktikat e paqëndrueshme bujqësore dhe degradimin mjedisor, për të përmendur vetëm disa. Por, para së gjithash, ne duhet të investojmë në paqe dhe stabilitet.
Udhëheqësit kombëtarë dhe rajonalë në zonat e konfliktit, si dhe palët e përfshira në mënyrëdirektë, janë të parat që duhet të ngrihen. Në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësia e saj për të ndihmuar ndërmjetësit për zgjidhje të qëndrueshme.
Por të gjithë ne, si qytetarë globalë dhe anëtarë të së njëjtës familje njerëzore, duhet të luajmë rolin tonë. Në këtë epokë të reality-showdhe të lumturisë dixhitale, ne kemi rënë pre e dhunës. Ne duhet të shkundemi dhe ta nxjerrim veten nga gjendja e vetëkënaqësisë.
Ne duhet të zhdukim skepticizmin dhe të rifillojmë nga e para, duke u drejtuar jo vetëm në qasjet e provuara dhe të vërtetura në ndërtimin e paqes, por edhe në gjetjen e mënyrave të reja për t’u marrë me rrënjët e lashta të konfliktit dhe urisë. Kjo përfshin trajtimin e mosmarrëveshjeve mbi burimet natyrore dhe sigurimin e mbështetjes për bashkësitë bujqësore, të cilat mund të zbusin disa shkaqe dhe pasoja të konfliktit duke kontribuar në ruajtjen e paqes.
Ka një divident në sigurinë ushqimore dhe paqen, që pret nga ne ta shfrytëzojmë.