Ka humbur dëgjimin, heq këpucët për të ndjerë muzikën
Mandy Harvey është një vajzë që ka humbur dëgjimin, por nuk ka hequr dorë nga talenti i saj dhe zgjedh që të performojë në shfaqjen ‘America’s Got Talent.’
Pasi anëtarët e jurisë zbuluan se ajo e ka humbur dëgjimin gradualisht derisa në moshën 18-vjecare mbeti tërësisht e shurdhër, e dëgjuan me qetësi këngën e saj.
29-vjeçarja hoqi këpucët pasi ishte e vetmja mënyrë që ajo të ndjente muzikën dhe këndoi ‘Try’, një këngë që e kishte shkruajtur vetë.
Anëtarët e jurisë u mahnitën nga performanca e saj, dhe themeluesi i programit Simon Cowell e kualifikoi automatikisht në gjysmëfinale.
Mandy pati mbështetjen absolute të publikut dhe të jurisë, pasi të gjithë e duartrokitën dhe u ngritën në këmbë për të, gjë që e bëri vajzën të përlotej.
/oranews