Ka lindur përpara vëllait binjak, por është më i ri se ai

Një djalë i vogël i cili ka lindur pas vëllait të tij binjak është zyrtarisht më i madh në moshë se ai.

Samuel Peterson lindi në orën 1:39 të mëngjesit në 6 Nëntor. Ndërkohë vëllai Ronan, erdhi ne jetë 31 minuta më vonë se ai në Spitalin Cape Cold Hospital në Massachusetts.

Por lindja zyrtare e Ronan u regjistrua në orën 1:10 të mëngjesit, sepse akrepat e orës u kthyen prapa në 2:00, si pjesë e ndryshimit të orës.

Duke folur për ABC News, mamaja e binjakëve, Emily Peterson shpreson që kjo gjë të mos shkaktojë rivalitet midis dy vëllezërve në të ardhmen e zënka e kush ka lindur në fakt i pari.

“Nuk mu duk ndonjë gjë e madhe derisa infermierja më tha: Kam punuar këtu për 40 vite dhe kurrë nuk kam parë të ndodhë diçka e tillë,” u shpreh 32 vjeçarja.

SHKARKO APP