EUROSIG i Kadri Morinës merr 100 % të INSIG. Pagoi sot 20 milion dollarë

Ky është lajm! Me shume “2” -sha dhe plot lekë në buxhetin e shtetit.

2,222,122,000 LEK paguan Eurosig sot për blerjen 100% të paketës së aksioneve të së vetmes kompani shtetërore të sigurimeve, INSIG sh.a! 2-shat janë fat për suksesin në të ardhmen, ndërsa blerja e INSIG është punë, sakrificë dhe përkushtim!

Kadri Morinaj bashkë me stafin e tij, jo vetëm profesional, por edhe të përkushtuar si një ekip, janë gati për sfidat e radhës!
Sot EUROSIG bëhet edhe më i madh, edhe më i fortë, sepse EUROSIG është kompania e standarteve europiane!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu kompania e Kadri Morinës, e cila zotëron tregun dhe mbetet shoqeria numër një në këtë fushë, ka mbyllur operacionin me të suksesshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eurosig sh.a bleu  INSIG

INSIG zotërohet tashmë nga Eurosig sh.a me kapital 100% vendas.

Me blerjen e INSIG, Eurosig sh.a bëhet pretendente për të qenë kompania më e madhe e sigurimeve në treg.

Eurosig, kompania me kapital tërësisht shqiptar, aktive në tregun e sigurimeve që nga viti 2004, është shoqëri me aktivitet të zgjeruar në Shqipëri dhe Kosovë, me vlere investimi prej 20 milion € dhe me një staf prej 550 punonjësish të cilët i shërbejnë më shumë se 200.000 klientëve.

Nga ana tjetër INSIG,kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri me nje aktivitet të zgjeruar edhe në Kosovë e Maqedoni, është një kompani kompozite e cila zotëron 4 licenca për sigurim jete dhe jo-jete. Ajo ka një aktivitet të ndërtuar gjatë 25 viteve eksperiencë dhe ka një numër prej mëse 100.000 klientësh. Instituti i Sigurimeve sh.a. (INSIG sh.a) është kompania e parë e sigurimeve dhe e vetme në historikun e zhvillimit të tregut shqiptar të sigurimeve, i cili ka luajtur një rol të padiskutueshëm në krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e këtij biznesi në ekonominë e vendit.

Eurosig sha, siguron të gjithë klientët aktualë të INSIG se do të vazhdojë të jetë në shërbimin e tyre duke përmirësuar dhe zgjeruar gamën e produkteve dhe investimeve që ofron.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?