Kadriu 

Histori njerëzore

Nga Ylli Dylgjeri –

…nuk është personazh i stisur. Nuk është as fiksion. Nuk është as pseudonim. Nuk është
as krijesë e imagjinatës së “çartur” të Kryeministrit. Kadriu është njeriu i ditës në këtë qytet. Kadriu është komshiu im prej vitesh. Më besoni. E njoh mirë Kadriun. Erdhi nga Lushnja në pallatin ku banon sot. Kadriu ka familje, ka fëmijë, grua, prindër, shokë, dhe sot është banor blloku. Kadriu del çdo mëngjez nga shpija, me lek e pa lek në xhep, i lodhur e i menduar për të nxjerrë bukën e ditës. Kadriu herë punon, e herë nuk gjen punë. Kur është bosh, bën edhe jetë bohemi. Pi ku mundet e sa mundet. Kadriu nuk ka klub të fiksuar. Kadriun e gjen aty ku ka njerëz e pije të lira e të mira. Kadriu është halli i Tij. Kadriu nuk ngacmon kërkënd. Po i fole të flet. Por, po i fole e shumë të tregon për jetën
e Tij në vite. Kadriu është i rritur në fukarallëk në Lushnje. I lindur nga dy prindër të urtë e puntore bujqësie, kaloi rininë në atë qytet agrar. Kadriu njeh zanatin e guzhinierit dhe është nga ato djem që quhen të bëre vetë. Aty në Lushnje është njohur edhe me Kryeministrin, ose Edi piktorin gjatë viteve kur ky i fundit punonte për realizimin e një vepre artistike në këtë qytet. Aty në Lushnje u njohën e u bënë miq Edi me Kadriun. Biles Edi, sipas Kadriut, ka edhe një Libër që e ka titulluar “Kadriu”. Kadriu është mëshirimi i atij personazhi që mbruan gjithshka dhe asgjē në këtë jetë pa titull. Kadriu është fytyra e këtij vendi sot. Kurajo Kadro!
Të përshëndes.

SHKARKO APP