Kafe me vezë, duhet ta provoni

Nësë të bie rasti të ecësh në rrugët e Vietnamit do e kuptosh se ata janë shumë të dhënë pas kafes. Shikon persona të cilë janë ulur diku në ndonjë ndenjëse dhe konsumojnë kafen e tyre, por ajo që është specialitet i kësaj zone është kafeja me vezë. “Cà phê trúng,” ose kafe vezë. Ajo ka në përbërje shkumën e bardhë të vezës dhe i hidhet kafes vietnameze.

Kjo kafe ka variantin e saj të nxehtë dhe të ftohë . Variant i parë shërbehet në një filxhan të vogël të mbushur me ujë të nxehtë, kafe dhe ne krye  shkuma e vezës. Varianti i ftohtë  ngjan më shumë si një akullore dhe hahet me lugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Van Dao pronari i lokalit ku kjo kafe i ka fillesat, krenohet sepse kjo është  një recetë e realizuar nga i ati. Babai i tij  punonte në në banakun e një hoteli dhe  kur kishte mungesë të qumështit të freskët për të bërë kafe, në vend të tij përdori të bardhën e vezës. Vizitorët e pëlqenin shumë këtë kafe  vezë dhe ai vendosi të largohej nga hoteli dhe të shiste produktin e tij duke i shtuar disa përbërës të tjerë për të arritur një produkt akoma më të mirë. Babai i Van Daos kur e pyesin për recetën nis dhe numëron përbërësit:  veze, qumësht, kafe, djath, gjalp …. Por nuk jep më asnjë detaj tjetër sepse nuk doqë  t’ja vjedhin recetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?