Kafeja e ftohtë në shtëpi ashtu si në bar, ja 6 truket
1. Kafe edhe në verë
E kush nuk ka nevojë për të paktën një kafe për të nisur ditën. E pastaj dy, tre, katër… për të vazhduar? Në verë është e paktë dëshira për pije të nxehta, kështu që më mirë të zgjedhësh një kafe të ftohtë që të të japë energjitë që të duhen, por edhe nje ndjesi të këndshme ftohje dhe freskie. Mund ta bëni edhe në shtëpi, në thelb ju duhen vetëm kafe, akull (një shaker në qoftë se doni dhe shkumën).
2. E ftohtë edhe gota
Gjëja e parë që duhet të mendoni është se ku doni ta shijoni kafenë e ftohtë. Në qoftë se doni ta rrisni dhe ta zgjasni ndjesinë e freskisë së kafesë, ftoheni gotën bosh duke e vënë në frigorifer për disa minuta.
3. Në gotë me akull
Pasi keni ftohur gotën, futni brenda disa kube akulli e menjëherë më pas edhe kafenë. Zgjidheni vetë nëse doni sheqer apo jo dhe shijojeni.
4. Përpara
Mund edhe të përgatisni disa kafe në makineri, duke e futur të gjithën në një shishe. E lini të ftohet pak, më pas e vendosni në frigorifer për të pasur kafe të ftohtë kurdo që keni nevojë.
5. Kafe të përzier
Në qoftë se doni një kafe të ftohtë të përzier me shkumë, merrni një përzierës, vendoseni me rregull akullin, sheqerin likuid (më mirë nga ai pluhur, por në qoftë se nuk keni është mirë edhe ky) dhe në fund kafenë. Mbylleni menjehërë dhe përziejeni për disa sekonda. Vendoseni ndërkohë në gotë duke e marrë akullin me sitë ose me një lugë.
6. Shtesë
Për më shumë shije mund ta zëvendësoni përzierësin tuaj me liker ose t’i shtoni pak pana të ëmbël në qoftë se keni neps.