Kallëzimi/Kryeinspektori i Beratit akuzon Plarent Ndrecën: Më bëri presion për t’u dorëhequr
Altin Kazazi, kryeinspektori i ISHMP-së në qytetin e Beratit, i cili është kallëzuar në prokurori nga ana e Kryeinspektorit të komanduar të ISHMPU-së Plarent Ndreca, ka dal mesditën e sotme në një konferencë për shtyp duke deklaruar se çdo gjë është e qëllimshme, pas presioneve për të dhënë dorëheqjen.
Kazazi është shprehur se lajmin e ka mësuar nëpërmjet medias dhe deklaroi se i mohon kategorisht këto akuza, të cilat i ka konsideruar si një skemë të pistë për ta shkarëkuar nga funskioni.
“Në prokurori duhet të shkojnë ata njerëz që bëjnë veprime arbitrare në kundërshtim me ligjin për përfitime personale jo unë që kam zbatuar vetëm ligjin. Kjo ka ardhur si pasojë e refuzimit nga ana ime e kërkesave të vazhdueshme për të dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi më është ushtruar presion nga kryeinspektori Ndreca dhe unë e kam kundërshtuar, tha Kazazi.
Fakti që kallzimi mund të jetë bërë në lidhje me aktivitetin disa bizneseve në zonat e mbrojtura, Kazazi është shprehur se zonat e mbrojtura nuk janë në kompetenca të Inspektoratit dhe se të gjitha subjektet janë të liçensuara me leje mjedisore dhe leje minerale nga viti 2003 deri më sot nga institucionit përkatëse, sipas Kazazit.
“E kam kundërshtuar masën e pezullimit të subjekteve në zonën e Skraparit, të cilat disponojnë leje shfrytëzimi nga Ministria e Energjitikës si dhe leje mjedisore nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”, tha Kazazi.