Kallëzohet prefekti i Kukësit, u denoncua se ka blerë vota

Prefekti i Kukësit Liman Morina është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohet se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës.

“Një qytetar pretendon përpara organit të prokurorisë dhe policisë së qarkut Kukës se ka një incizim të prefektit Morina duke i ofruar para dhe udhëzuar për votimin. Materiali është marrë në dorëzim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore”, thuhet në njoftimin policisë.

Ndërkohë nga ana e tij Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka kërkuar autoriteteve vendore të policisë së qarkut Kukës të zbardhin rastin me shpejtësi, të ndalojnë të gjitha personat e përfshirë në këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës, si dhe në vijim të  bashkëpunojnë ngushtësisht me prokurorinë e rrethit Kukës.

SHKARKO APP