‘Kam neveri për ata që mbështesin Bashën’, Topalli tregon se për kë e kishte fjalën

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli ka sqaruar sot deklaratat e saj, të bëra mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Debati në Channel One’, përballë gazetarit Roland Qafoku.

Me një status në Facebook, Topalli shprehet se kishte neveri për ata oligarkë që pasi kërkojnë mandatin e dytë për Edi Ramën, tani kërkon edhe një mandat të dytë për Lulzim Bashën.

Ja çfarë shkruan Jozefina Topalli në Facebook:

“Unë jam i lirë, nuk jam rob.

Robërit nuk gjykohen.

Të tjerët janë të lidhur për bukën e gojës”.

Pjetër Meshkalla

Demokratët janë gjaku i PD dhe gardianët e saj.

PS:

Diku dëgjova nje titull se unë kam thënë se: “kam neveri për ata që mbështesin Bashën.”

Është nxjerrë nga konteksti. Natyrisht, ata oligarkë, që kanë vendosur në krye të listës Basha emra, që i shërbejnë atyre, dhe pas kësaj kërkuan publikisht mandat të dytë për Ramën me shqetësojnë.

Por, kur po këta oligarkë, pasi kërkuan mandat të dytë për Ramën kërkojnë mandat të dytë edhe për Bashën vetëm me krijojnë neveri. Ky grup pro Basha ma neverit.

Demokratet nuk i lidh asgjë me këta oligarkë.

Demokratet janë shpirti i PD. Ata besojnë në vlerat e parimet demokratike dhe jo tek oligarkët.

Ata janë gjaku i PD dhe gardianët e saj.

SHKARKO APP